Tentuan të kontrabandonin naftë nga Kosova, procedohen penalisht dy persona nga Puka - Gazeta Express
string(83) "tentuan-te-kontrabandonin-nafte-nga-kosova-procedohen-penalisht-dy-persona-nga-puka"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 12:26

Tentuan të kontrabandonin naftë nga Kosova, procedohen penalisht dy persona nga Puka

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 12:26

Sot, policia Kufitare në Qafë Morinë, ka kapur dy persona të cilët tentuan të kontrabandonin naftë nga Kosova.

Sipas raportimeve nga policia, u proceduan penalisht shtetasi A. D., 25 vjeç, banues në Tropojë dhe I. P., 30 vjeç, banues në Pukë.

Rastet u kapën në Qafë Morinë, ku gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte 30-vjeçari dhe në automjetin që drejtonte 25-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan sasi nafte të padeklaruara në autoritetet doganore. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë”, për shtetasit:

Sasia e naftës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement