Tentuan të grabisnin ambientet e kompanisë, qeni roje kap dy "skifterët" shqiptarë në Gjermani - Gazeta Express
string(91) "tentuan-te-grabisnin-ambientet-e-kompanise-qeni-roje-kap-dy-skifteret-shqiptare-ne-gjermani"

Tentuan të grabisnin ambientet e kompanisë, qeni roje kap dy “skifterët” shqiptarë në Gjermani

Shqiperi

Gazeta Express

09/12/2022 16:34

Dy shqiptarë, 43 dhe 41 vjeç, janë arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi kanë tentuar të vjedhin në ambientet e një kompanie në Gjermani.

Ata tentuan të futeshin në ambientet e kompanisë por dështuan pasi u kapën nga një qen roje i ndërtesës.

Lexo Edhe:

Pas njoftimit të autoriteteve policore dhe me ndihmën e qenit roje forcat e rendit arritën të gjejnë dy burrat të cilët i ishin drejtuar shinave të trenit në Poth’schen Kamp.

Sipas policisë gjermane dy burrat u arrestuan pa bërë rezistencë, dhe u dërguan në polici.

/Gazeta Express