Tentuan djegien e flamurit shqiptar, tifozët serbë e pësojnë në tribuna - Gazeta Express
string(70) "tentuan-djegien-e-flamurit-shqiptar-tifozet-serbe-e-pesojne-ne-tribuna"

Sport

Gazeta Express

16/11/2024 12:22

Tentuan djegien e flamurit shqiptar, tifozët serbë e pësojnë në tribuna

Sport

Gazeta Express

16/11/2024 12:22

Dueli mes Zvicrës dhe Serbisë i vlefshëm për raundin e 5-të në Ligën e Kombeve u mbyll në barazimin 1-1. 

Si gjithmonë këto përballje nuk mbyllen pa incidente dhe e njëjta gjë ka ndodhur mbrëmë pas përfundimit të sfidës.

Në një nga tribunat, disa huliganë të Serbisë tentuan ti vendosnin flakën flamurit të Shqipërisë. Por më pas disa të tjerë janë afruar duke ua marrë flamurin kuqezi.

Në atë moment ka plasur sherri mes shumë tifozëve.