Tenton vetëvrasjen në burg autori i dyshuar për vrasjen e Xhuljan Bullarit në Vlorë - Gazeta Express
string(83) "tenton-vetevrasjen-ne-burg-autori-i-dyshuar-per-vrasjen-e-xhuljan-bullarit-ne-vlore"

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2021 20:05

Tenton vetëvrasjen në burg autori i dyshuar për vrasjen e Xhuljan Bullarit në Vlorë

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2021 20:05

Bledar Selmanaj, autor i dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari në Vlorë ka tentuar vetëvrasjen. Mësohet se Selmanaj e ka ndërmarrë aktin ekstrem rreth orës 19.00 në ambientet e burgut të Peqinit.

Ka qenë ndërhyrja në kohë e administratës së burgut që ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së Bledarit, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se vrasja ndodhi në Babicë të Vlorës ndërsa një nga pistat ku po hetohet lidhet me faktin se Bullari mund të jetë vrarë nga Selmanaj për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis.

25-vjeçari me grupin e tij i ka blerë 39-vjeçarit sasinë e drogës me lekë false. Ndaj kishte presion të vazhdueshëm nga Bledar Selmanaj për paratë. Por autori i dyshuar nuk ka pranuar autorësinë e krimit. Sipas burimeve ai i ka thënë grupit hetimor se udhëtoi të premten pasdite me Xhuljano Bullarin nga Tirana në Vlorë por ndaloi në banesën e tij.

Fjeti atë mbrëmje aty dhe të nesërmen u kthye sërish në kryeqytet. Ndërsa nuk ka dhënë asnjë informacion se ku do të shkonte më pas Xhuljano Bullari. Ky i fundit u gjet ditën e shtunë në mëngjes i vrarë me një plumb në kokë në mjetin “Fiat” të kushërirës së tij në një zonë të Babicës së Vlorës.