Tenton vetëvrasje i riu në Tiranë, hidhet nga kati i 5 i pallatit - Gazeta Express
string(64) "tenton-vetevrasje-i-riu-ne-tirane-hidhet-nga-kati-i-5-i-pallatit"

Shqiperi

Gazeta Express

02/02/2022 14:58

Tenton vetëvrasje i riu në Tiranë, hidhet nga kati i 5 i pallatit

Shqiperi

Gazeta Express

02/02/2022 14:58

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një i ri është hedhur nga kati i pestë i pallatit. Ngjarja ndodhi në rrugën “Niko Avrami”.

Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit, shtetasi me inicialet R. Ç., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.