Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Itali ku një 45-vjeçar la të vdekur vajzën e tij, një shtetas italian dhe plagosi gruan.
Mësohet se Taulant Malaj e goditi më shumë se 20 herë me thikë 51-vjeçarin italian Massimo De Santis, me të cilin dyshonte se kishte lidhje dashurie bashkëshortja e tij Tefta.
Mediat italiane kanë publikuar detaje nga ekspertiza e hetuesve, të cilët thonë se për shkak të goditjeve të shumta, trupi i italianit ishte i coptuar.
Thika e tij i shkaktoi plagë të rënda edhe të bijës 16-vjeçare Xhesika, e cila sipas mediave ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Bashkëshortja e tij, 39-vjeçarja Tefta Malaj u plagos po ashtu me thikë në ngjarjen e rëndë të së Dielës dhe aktualisht ndodhet në sptial jashtë rrezikut për jetën.
Në videon e xhiruar prej vetë autorit pas krimit, pasi shprehet me gjakftohtësi se i kishte masakruar të gjithë, kërkon të birin 5-vjeçar, i cili nuk ndodhej në shtëpi me familjarët e tjerë.
Siç shkruajnë mediat italiane, çifti ishte në proces divorci. Fqinjët thonë se 45-vjeçari shqiptar kishte kohë që ishte larguar nga banesa dhe nuk jetonte më me bashkëshorten dhe fëmijët.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...