Tentoi të shtypë gruan me fëmijë, policia jep variantin zyrtar për aksidentin - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

17/02/2020 22:10

Tentoi të shtypë gruan me fëmijë, policia jep variantin zyrtar për aksidentin

Ballina

Gazeta Express

17/02/2020 22:10

Policia ka dhënë detaje në lidhje me një aksident që ndodhi mbrëmjen e së hënës në zonën e Yzberishtit në Tiranë. U përfol se një person kishte tentuar të përplaste një nënë me një fëmijë, por policia jep një tjetër version.

“Rreth orës 19:10, në “Yzberisht” , në rrugën “Kadri Rroshi”, shtetasi Sh.K, 39 vjeç, banues në Fushë Prezë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë në trotuar ku ka goditur dy kalimtarë të rastit, shtetasin M.B 29 vjeç dhe shtetasen F.C 25 vjeçe, të dy jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit, pas aksidentit ka braktisur mjetin dhe është larguar, por pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Komisariatit të Policisë nr 6 është shoqëruar për veprime të mëtejshme në ambientet e Komisariatit. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.