Tentoi të shpërndante Kongresin, arrestohet presidenti i Perusë - Gazeta Express
string(62) "tentoi-te-shperndante-kongresin-arrestohet-presidenti-i-peruse"

Tentoi të shpërndante Kongresin, arrestohet presidenti i Perusë

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 8:17

Presidenti i Perusë Pedro Castillo është arrestuar nga policia në kryeqytetin Lima pasi ligjvënësit votuan për rrëzimin e tij në atë që u cilësua një “ditë e trazuar” për vendin e Amerikës së Jugut, raporton CNN.

Tashmë pritet që si kryetare e shtetit të Perusë të betohet zëvendëspresidentja Dina Boluarte, por megjithatë ajo duhet të fitojë mbështetje ndërpartiake që të mund të qeverisë.

Lexo Edhe:

Një shumicë prej 101 anëtarësh në kongresin me 130 anëtarë votuan për të shpallur fajtor Castillo-n të mërkurën pasdite pasi ky i fundit më herët gjatë ditës tentoi që të shpërndante Kongresin dhe të vendoste një qeveri të përkohshme.

Thirrja e Castillo-s për të ndryshuar kushtetutën për zgjedhjet parlamentare shkaktoi një sërë dorëheqjesh në kabinet si dhe reagime të ashpra nga zyrtarë të lartë të vendit por edhe nga fqinjët rajonalë.

Të paktën shtatë ministra të kabinetit dhanë dorëheqjen, duke përfshirë Ministrin e Mjedisit Wilbert Rozas, Ministrin e Financave Kurt Burneo, Ministrin e Marrëdhënieve me Jashtë Cesar Landa dhe Ministrin e Drejtësisë Felix Chero.

Castillo, i cili më parë ka qenë mësues dhe drejtues sindikatash, ka kritikuar opozitën e vendit se ka pasur si qëllim që ta largojë që në ditën e parë që mori detyrën.

Ai po ashtu ka akuzuar Prokuroren e Përgjithshme të Perusë, Patricia Benavides, për orkestrimin e asaj që ai e quajti një formë të re “grusht shteti” kundër tij përmes hetimeve të zyrës së saj.

Në tetor, Benavides paraqiti një ankesë kushtetuese kundër tij bazuar në tre nga gjashtë hetimet që kishte hapur zyra e saj. Ankesa lejon kongresin të kryejë hetime kundër presidentit.