Komisariati i Policisë Dibër ka ndërhyrë menjëherë pas marrjes së një njoftimi për një ngjarje shqetësuese në fshatin Lunar, njësia administrative Selishtë.
Sipas informacionit të parë, një 30-vjeçar kishte tentuar të merrte me forcë një vajzë të mitur, 15 vjeçe. Policia ka reaguar shpejt dhe ka mundur të kapë dhe ndalojë shtetasin G. L., 30 vjeç, banues në fshatin Lunar, i cili dyshohet se ka kryer veprën.
Aktualisht, materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Dibrës për hetime të mëtejshme.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...