Shërbimi Sekret i SHBA thotë se ka qëlluar dhe vrarë një burrë që tentoi të hyjë ilegalisht në pasurinë e Donald Trump-it, Mar-a-Lago.
Burri dukej se mbante një pushkë gjuetie.
Burri që u qëllua dhe u vra, tentoi të hyjë ilegalisht në një zonë të siguruar, thotë Shërbimi Sekret.
Ai u vërejt pranë derës së veriut të pasurisë në Palm Beach, duke mbajtur atë që dukej si një pushkë gjuetie dhe një kanister karburanti, sipas agjencisë.
Incidenti ndodhi rreth tetë orë më parë, rreth orës 1:30 të mëngjesit (6:30 ora e Mbretërisë së Bashkuar).
Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA dhe një zyrtar i Zyrës së Sherifit të Palm Beach (PBSO) përballën individin dhe policia hapi zjarr, raporton Sky News, përcjell Express.
Nuk pati të lënduar në mesin e personelit të Shërbimit Sekret të SHBA ose PBSO.
Burrë që u qëllua dhe u vra ishte në të 20-at, thotë Shërbimi Sekret.
Identiteti i tij po mbahet sekret deri sa t’i njoftohen të afërmit e tij.
Ekipet e FBI-së, Shërbimi Sekret i SHBA dhe Zyra e Sherifit të Palm Beach janë duke hetuar historikun, veprimet, motivin e mundshëm dhe përdorimin e forcës në këtë incident.