Tentoi të helmonte Dan Hutrën me byrek? Vladimir Kurti: Janë gënjeshtra, po përdor historinë e shokut të tij - Gazeta Express
string(105) "tentoi-te-helmonte-dan-hutren-me-byrek-vladimir-kurti-jane-genjeshtra-po-perdor-historine-e-shokut-te-tij"

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2023 18:13

Tentoi të helmonte Dan Hutrën me byrek? Vladimir Kurti: Janë gënjeshtra, po përdor historinë e shokut të tij

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2023 18:13

Vrasësi i 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave më 1 Mars 2023, Dan Hutra pretendon se kanë dashur ta helmojnë në burg në verën e vitit 2022, kur ai ishte arrestuar për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj partneres së tij Alketa Hysa.

Në intervistën para 1 muaji për emisionin Uniko, Dan Hutra pretendoi se shoku i tij i qelisë Vladimir Kurti tentoi ta helmonte me byrek.

Lexo Edhe:

Por ndryshe thotë Vladimir Kurti. Ky i fundit e mohon këtë gjë. Sipas tij, Dan Hutra po përdor historinë e helmimit të një shoku të tij në burg.

Spartak Koka: E ke ndjekur intervistën që ka dhënë Dan Hutra për emisionin Uniko?

Vladimir Kurti: Po të gjithën e ka ndjekur nga fillimi deri në fund.

Spartak Koka: Si t’u duk ajo intervistë? A po tregon ai të vërtetën?

Vladimir Kurti: Të gjitha ato që ai thotë, të gjitha janë gënjeshtra, të gjitha. Ai i..ai i imagjinonte dhe kujtonte si po i ndodhin a nuk e di, s’di si ta kuptoj. Të gjitha ato që ka thënë të gjitha janë gënjeshtra asgjë nuk është e vërtetë.

Spartak Koka: Ai thotë për ju tekstualisht që keni dashur ta helmoni me byrek? Cili është episodi i byrekut? Çfarë ka ndodhur me byrekun që ta kanë sjellë prindërit ty, familjarët?

Vladimir Kurti: Ai është…Asnjëherë as më kanë sjellë byrek…Ai është i paguar, ai është paguar nga dikush dhe ato janë të gjitha justifikime për të mbuluar të vërtetën. Unë as nuk i njoh ato të tjerat që ka bërë ai, asnjërën prej atyre asnjë lloj kontakti asnjë gjë nuk kam pasur. Të gjitha janë justifikime për të mbuluar të vërtetën.

Spartak Koka: Cila është e vërteta që po mbulon ai?

Vladimir Kurti: E vërteta është që ai është paguar.

Spartak Koka: Nga kush?

Vladimir Kurti: Ai është paguar, ka marrë lekë për atë punë. Ai e ka planifikuar këtë ngjarje që jashtë, që para 6 muajsh se të binte në burg. Erdhi këtu, erdhi këtu, nuk ia arriti dot me mua, shkoi u mor me femra jashtë. Kjo është historia.

Spartak Koka: Ai thotë që ka ardhur tasi me byrek me rroba thotë, të ka blerë rroba ai ty, rroba, atlete, digitalb, komodinë.

Vladimir Kurti: Unë s’kam pasur ndonjëherë nevojë kurrë të më blejë rroba ai mua po asnjë gjë.

Spartak Koka: As televizor, as digitalb, asgjë?

Vladimir Kurti: Po çfarë televizori, unë kam 5 vjet në burg po hyj për 6 vjet ç’a thotë ai. Janë të gjitha justifikime.

Spartak Koka: Ai thotë, e dinte që më pëlqente byreku dhe më tha haje ti pastaj, tha, kur nuk e hëngra unë që ia dhashë dikujt tjetër, ishte…

Vladimir Kurti: Po atij tjetrit që ia dha vdiq ai tjetri?

Spartak Koka: Ai tha nuk e lejoi që ta hante ai tjetri, e hodhi në banjo.

Vladimir Kurti: Ai ka pasur një shokun e vetë këtu, që ai akuzohet për një ngjarje që ka dashur të helmojë dikë në burgun e Peqinit. Edhe llafet e atij po i përdor ky.

Spartak Koka: Llafet e atij? Nuk ka lidhje me ty?

Vladimir Kurti: S’ka lidhje fare, ka dëgjuar historinë e atij se ka ndejt përditë me të është në burg ai se s’dua t’ia përmend emrin, fjalët e atij po i përdor ky.

Spartak Koka: Është në burg aty te 313-ta apo në vend tjetër?

Vladimir Kurti: Tani është transferuar ai ka qenë në 313.

/Gazeta Express