Një 45-vjeçar me shtetësi izraelite është proceduar penalisht pasi u kap në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit duke tentuar të dalë nga territori i Shqipërisë me një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, konstatuan se shtetasi V. Y., mbante me vete 194.000 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar në përputhje me detyrimin ligjor.
Policia kufitare, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive financiare dhe monetare, ka sekuestruar menjëherë shumën e parave, ndërkohë që materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku ndaj shtetasit u nis procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale të “Mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, sipas nenit 242/1 të Kodit Penal.