Tentoi të çonte drejt Shqipërisë mjetin luksoz, por ndalohet pasi e kishte...vjedhur - Gazeta Express
string(81) "tentoi-te-conte-drejt-shqiperise-mjetin-luksoz-por-ndalohet-pasi-e-kishte-vjedhur"

Gazeta Express

23/05/2020 18:13

Tentoi të çonte drejt Shqipërisë mjetin luksoz, por ndalohet pasi e kishte…vjedhur

Gazeta Express

23/05/2020 18:13

Një automjet, tip Porsche, ngjyrë e zezë, i vjedhur në Bolonja, u bllokua nga autoritetet doganore në Ancona të Italisë, në momentin kur po transportohej me traget drejt Shqipërisë.

Makina ishte në mesin e disa automjeteve të tjera që policët verifikuan për dokumentacion.

Lexo Edhe:

Në përfundim të kontrolleve të të gjitha dokumenteve, u konstatua se kjo makinë ishte raportuar e vjedhur në Bolonja.

Drejtuesi i automjetit, një shtetas me kombësi shqiptare, i cili po e sillte drejt Shqipërisë, ka pretenduar se e ka blerë makinën me dokumente të rregullta dhe se nuk kishte lidhje me vjedhjen, por policia e ndoqi penalisht dhe i bllokoi automjetin./a2