Tentohet të rrëmbehet djali i mitur i Tos Gosës! Si shpëtoi i biri i të fortit të “Peqinit” - Gazeta Express
string(88) "tentohet-te-rrembehet-djali-i-mitur-i-tos-goses-si-shpetoi-i-biri-i-te-fortit-te-peqinit"

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 11:13

Tentohet të rrëmbehet djali i mitur i Tos Gosës! Si shpëtoi i biri i të fortit të “Peqinit”

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 11:13

Një ngjarje e paprecedentë, mësohet se të ketë ndodhur rreth 10 ditë më parë në qendër të qytetit të Peqinit.

Burime pranë Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, i thanë ABC, se tre persona të maskuar dhe që lëviznin me një makinë tip “Benz” kanë ndaluar në qendër të qytetit të Peqinit dhe kanë tentuar që të rrëmbejnë djalin e mitur të Fatos Gosës, ky i fundit një person me precedentë të theksuar kriminal.

Lexo Edhe:

Mësohet se “Benzi” me tre personat e maskuar, është ndalur shumë pranë djalit të Fatos Gosës dhe kanë tentuar ta tërheqin nga krahët për ta rrëmbyer. Por në këtë moment, fëmija i mitur ka mundur të largohet me vrap dhe i ka shpëtuar kësaj grabitje.  Që nga ky moment mësohet se djali i Fatos Gosës, fshihet dhe nuk është parë në zonën e Peqinit.

Dyshohet se kjo tentativë rrëmbimi lidhet me të shkuarën kriminale të Fatos Gosës, që njihet si i forti i Peqinit. Emri i tij është lakuar në disa vrasje dhe ngjarje të bujshme që kanë tronditur Elbasanin por jo vetëm.

Por kush është “Tos Gosa”?

Fatos Gosa është një nga të arrestuari e aksionit të organizuar nga RENEA, FNSH e policia në Elbasan në Maj të këtij viti.  Sjellim në vëmendje se pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt,  18 persona u arrestuan dhe 14 u shpallën në kërkim. Ata u  akuzuan për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK.  18 prej të arrestuarve u lanë në “arrest me burg” nga GJKKO ndërsa vijojnë hetimet për të vërtetuar të gjitha krimet e bëra prej tyre. Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin./abcnews.al