Tentim vrasje në Prishtinë, dy persona përfundojnë në QKUK - Gazeta Express
string(58) "tentim-vrasjje-ne-prishtine-dy-persona-perfundojne-ne-qkuk"

Gazeta Express

25/02/2020 13:19

Tentim vrasje në Prishtinë, dy persona përfundojnë në QKUK

Gazeta Express

25/02/2020 13:19

Policia në Prishtinë ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur në mes vete. Si pasojë e përleshjes, dy persona janë therur me thikë dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Sylejman Delvina” në Prishtinë, ku gjatë rrahjes, të dyshuarit kanë therur me thikë dy persona të cilëve iu kanë shkaktuar lëndime trupore.

Lexo Edhe:

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se dy të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa njëri nga të dyshuarit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia po e trajton rastin si “Vrasje në tentativë”./GazetaExpress/