Tentim vrasje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari - Gazeta Express
string(48) "tentim-vrasje-ne-prishtine-arrestohet-i-dyshuari"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 10:15

Tentim vrasje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 10:15

Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi dyshohet se i njëjti ka gjuajtur në drejtim të një personi tjetër.

Policia e Kosovës ka gjetur në vendin e ngjarjes 14 gëzhoja si dhe 11 fragmente të predhave.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje pas vendimit të prokurorit.

Prishtinë  24.07.2025, 23:10. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja si dhe 11 fragmente të predhave. Lidhur me rastin viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe tre fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.