Tentim vjedhja e bankës në Ferizaj, Policia jep detaje - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

18/10/2020 10:13

Tentim vjedhja e bankës në Ferizaj, Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

18/10/2020 10:13

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për rastin e djeshëm në Ferizaj, ku persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në një bankë dhe e kanë demoluar atë me mjete shpërthyese, raporton Express

Sipas Policisë, ata kanë shpërthyer dy bankomatë, mirëpo nuk kanë arritur të marrin paratë.

“Ferizaj, 17.10.2020-05:45. Raportohet se persona të panjohur me force kanë depërtuar në bankë ku kanë demoluar bankën dhe me mjete shpërthyese kanë shpërthyer dy bankomatë mirëpo nuk kanë arritur të marrin paratë”, ka bërë të ditur policia.

Po ashtu është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet ëprkatëse policore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thekson njoftimi./Express/