Tentim grabitje në Prishtinë, një grua raporton se sa ishte në vendin e punës një burrë kërkoi para nën kërcënimin e thikës - Gazeta Express
string(122) "tentim-grabitje-ne-prishtine-nje-grua-raporton-se-sa-ishte-ne-vendin-e-punes-nje-burre-kerkoi-para-nen-kercenimin-e-thikes"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 9:38

Tentim grabitje në Prishtinë, një grua raporton se sa ishte në vendin e punës një burrë kërkoi para nën kërcënimin e thikës

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 9:38

Një tentim grabitje ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë.

Një grua ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës, nën kërcënimin e thikës, një burrë ka tentuar të kryej grabitje duke kërkuar para

Policia ka njoftuar se nga kamerat e sigurisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“GRABITJE NË TENTATIVË – Rr. Zagrebi, Prishtinë 26.11.2025 – 01:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës, i dyshuari mashkull kosovar, ka hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e mjetit të mprehtë thikë, ka tentuar të kryej grabitje duke kërkuar para. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga kamerat e sigurisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.