Tentativa e radhës e Milanit për Jasharin, klubi italian përgatit ofertën e re - Gazeta Express
string(77) "tentativa-e-radhes-e-milanit-per-jasharin-klubi-italian-pergatit-oferten-e-re"

Futboll

Gazeta Express

25/07/2025 9:50

Tentativa e radhës e Milanit për Jasharin, klubi italian përgatit ofertën e re

Futboll

Gazeta Express

25/07/2025 9:50

Milani po përgatit një ofertë të re dhe të përmirësuar për Club Brugge për Ardon Jasharin, duke rritur shumën fikse në 35 milionë euro dhe duke ulur bonuset e lidhura me paraqitjet.

La Gazzetta dello Sport thekson se kjo shifër mbetet afërsisht e njëjtë në total për investimin, por struktura e saj do të ndryshojë.

Kjo do të thotë se kur CEO Giorgio Furlani i tha drejtuesve belgë se oferta përfundimtare do të ishte 32.5 milionë euro plus bonuse, nuk ishte krejtësisht e pasaktë.

Ofertës do t’i ndryshohet struktura: 35 milionë euro të garantuara dhe një shumë më e vogël për bonuset e lidhura me paraqitjet e lojtarit dhe ekipit gjatë kohës së tij në “San Siro”.

Duke ndryshuar strukturën, edhe pse jo shumën totale, Milani shpreson të arrijë një rezultat tjetër në negociata.

Club Brugge kishte bërë të qartë se do ta linte Jasharin të largohej vetëm nëse merrnin 35 milionë euro menjëherë.

Me këtë ndryshim, Milani është i bindur se mund ta finalizojë marrëveshjen dhe t’i japë Max Allegrit një mesfushë tërësisht të rinovuar me Samuele Ricci, Jashari dhe Luka Modric.