string(51) "tentativa-e-18te-nis-vazhdimi-i-seances-konstituive"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 11:02

Tentativa e 18’të, nis vazhdimi i seancës konstituive

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 11:02

Ka filluar vazhdimi i seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thënë se të pranishëm në sallë janë 106 deputetë.

Kjo është hera e 18’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Ky proces ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të kuvendit.

Për këtë pozitë, VV po këmbëngul në emrin e Albulena Haxhiut duke thënë se “është gruaja më e votuar” në zgjedhjet e fundit. Mirëpo ky propozim nuk po gjen mbështetjen e opozitës, të cilët e kanë quajtur Haxhiun “figurë përçarëse”. /GazetaExpress/