Debati për mbajtjen e shamisë u tensionua në studion e “Kosova Live” në Televizioni T7, pas një përplasjeje mendimesh mes panelisteve Zana Avdiu dhe Adna Çerkezi.
Fillimisht, Avdiu deklaroi se mbulesa nuk duhet parë si një vendim i pakthyeshëm, duke theksuar se çdo vajzë që pendohet mund ta heqë shaminë pa presion.
Kjo deklaratë u kundërshtua nga moderatorja me mbulesë, Adna Çerkezi, e cila theksoi se përvojën dhe peshën emocionale të kësaj zgjedhjeje nuk mund ta kuptojë dikush që nuk e ka përjetuar vetë.
Sipas saj, Avdiu “nuk është kompetente” të flasë për këtë çështje.
Ndërkohë, Avdiu iu kundërpërgjigj duke thënë:
“Atëherë as ti mos fol për diçka jashtë shamisë. Mos fol për Albën dhe për Big Brother-in se s’je kompetente.”
Ajo insistoi se në një debat publik, njerëzit duhet të kenë të drejtë të flasin për çdo temë që ekziston, pa u kufizuar nga nocioni i “kompetencës”.
Për të parë diskutimin e plotë:
Nga një karrierë shumëvjeçare në gazetari, drejt sipërmarrjes dhe inovacionit në ndërtim – rruga profesionale e Esat Ahmetit pasqyron...