Tensionet në Serbi, Vuçiq thotë se u plagosën 64 qytetarë dhe 16 policë - Gazeta Express
string(70) "tensionet-ne-serbi-vuciq-thote-se-u-plagosen-64-qytetare-dhe-16-police"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 7:46

Tensionet në Serbi, Vuçiq thotë se u plagosën 64 qytetarë dhe 16 policë

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 7:46

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi mbreme para mediave se gjatë përplasjeve të mbrëmjes janë plagosur të paktën 16 policë, prej të cilëve tha se dy janë në gjendje më të rëndë.

Ai shtoi se njëri prej tyre ka nofullën tërësisht të thyer, ndërsa tjetri ka lëndime të rënda në kraharor.

Të dy tha se janë plagosur në Beograd, ndërsa për situatën në Novi Sad priten raportet përfundimtare.

Vuçiq ndër tjera tha se vetëm në Novi Sad, në ambientet e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), janë plagosur 64 qytetarë dhe pesë pjesëtarë të njësisë “Kobrat”.

Tutje ai tha se mbrëmja ka qenë e vështirë për qytetarët e Serbisë dhe se deri pak minuta para fjalës së tij ishte në pikëpyetje nëse rreth 300 qytetarë, që po mbronin ndërtesën, do të mbijetonin.

Sipas tij, forcat policore kanë qenë të pamjaftueshme dhe vetëm në momentin e fundit është arritur të sigurohet ndërhyrja e Ndihmës së Shpejtë për të plagosurit.