Tensionet në ngushticën e Tajvanit - Gazeta Express
string(34) "tensionet-ne-ngushticen-e-tajvanit"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 9:55

Tensionet në ngushticën e Tajvanit

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 9:55

Kina ka kritikuar ashpër kalimin e anijeve luftarake kanadeze dhe australiane nëpër ngushticën e tensionuar të Tajvanit, të cilat ishin duke lëvizur në ujërat ndërkombëtare.

Kina ka kritikuar ashpër anijet luftarake kanadeze dhe australiane që kaluar nëpër ngushticën e tensionuar të Tajvanit, të cilat ishin duke lëvizur në ujërat ndërkombëtare Ushtria kineze tha të shtunën se forcat e saj kishin ndjekur dhe paralajmëruar një anije luftarake kanadeze dhe një australiane, të cilat po lundronin nëpër Ngushticën e ndjeshme të Tajvanit, në një veprim që e kritikoi si provokim.

Komanda e Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore tha se fregata kanadeze Ville de Quebec dhe shkatërruesi australian me raketa të drejtuara Brisbane ishin të angazhuar në “krijimin e problemeve dhe provokim”, duke shtuar se “Veprimet e kanadezëve dhe australianëve dërgojnë sinjale të gabuara dhe rrisin rreziqet e sigurisë”.

Një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes të Australisë tha të dielën se shkatërruesi i klasës Hobart i Marinës Mbretërore Australiane HMAS Brisbane kreu një tranzit rutinë përmes Ngushticës së Tajvanit nga 6 deri më 7 shtator “në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

“Tranziti u krye së bashku me fregatën e Marinës Mbretërore Kanadeze HMCS Ville de Québec”, tha zëdhënësi në një deklaratë.

“Anijet dhe avionët australianë do të vazhdojnë të ushtrojnë lirinë e lundrimit dhe të mbështesin të Drejtën Ndërkombëtare, veçanërisht Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit”, shtoi zëdhënësi.

Një zëdhënës i forcave të armatosura kanadeze tha se ata nuk komentojnë mbi planet e lundrimit

për anijet e vendosura aktualisht.

Zëdhënësi shtoi se Ville de Quebec është vendosur si pjesë e Operacionit Horizon, që synon të promovojë paqen dhe stabilitetin në rajonin Indo-Paqësor.

Kurse, Ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha në një deklaratë se mban një vëzhgim të afërt të aktivitetit në ngushticë dhe “dërgon forca të përshtatshme ajrore dhe detare për të siguruar sigurinë dhe stabilitetin” e rrugës ujore, e cila ndan Kinën Komuniste nga ishulli demokratik i Tajvanit.

Marina Amerikane dhe, herë pas here, anije nga vendet aleate, përfshirë Kanadanë, Britaninë dhe Francën, kalojnë nëpër ngushticë, të cilën ata e konsiderojnë një rrugë ujore ndërkombëtare, rreth një herë në muaj. Tajvani gjithashtu e konsideron atë një rrugë ujore ndërkombëtare.