string(124) "tensionet-ne-lindjen-e-mesme-departamenti-i-shtetit-apelon-qytetaret-amerikane-te-monitorojne-lajmet-per-zhvillimet-e-fundit"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 23:13

Tensionet në Lindjen e Mesme, Departamenti i Shtetit apelon qytetarët amerikanë të monitorojnë lajmet për zhvillimet e fundit

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 23:13

Departamenti Amerikan i Shtetit ka apeluar qytetarët amerikanë në Izrael dhe në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme që të monitorojnë lajmet dhe zhvillimet e fundit.

Kjo për shkak të tensioneve të larta në Lindjen e Mesme.

Sipas Departamentit të Shtetit mjedisi i sigurisë mbetet kompleks.

“Për shkak të tensioneve të larta në Lindjen e Mesme, mjedisi i sigurisë mbetet kompleks dhe mund të ndryshojë shpejt. Ne u kujtojmë qytetarëve amerikanë në Izrael dhe në rajonin e gjerë nevojën e vazhdueshme për kujdes dhe i inkurajojmë ata të monitorojnë lajmet për zhvillimet e fundit”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express