Tensionet në Gaza, Izraeli arreston 11 militantë të një grupi palestinez - Gazeta Express
string(71) "tensionet-ne-gaza-izraeli-arreston-11-militante-te-nje-grupi-palestinez"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 15:28

Tensionet në Gaza, Izraeli arreston 11 militantë të një grupi palestinez

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 15:28

Izraeli thotë se ka arrestuar 19 anëtarë të grupit palestinez Xhihadi Islamik gjatë bastisjes që ka zhvilluar në Bregun Perëndimor të pushtuar, pas kryerjes së sulmeve ajrore kundër objektivave në Rripin e Gazës.

11 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore, duke përfshirë një fëmijë dhe udhëheqësin e Lëvizjes Xhihadiste Islamike, Tayseer Jabari.

Lexo Edhe:

Izraeli tha se sulmet pasuan një “kërcënim të menjëhershëm” nga grupi.

Dhjetëra raketa u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit gjatë natës, shumica prej të cilave u parandaluan, tha ushtria izraelite.

Dhuna e fundit është shpërthimi më serioz midis Izraelit dhe Gazës në pak më shumë se një vit.

Lufta 11-ditore në maj të vitit 2021 la më shumë se 200 palestinezë dhe dhjetëra izraelitë të vrarë përpara se të arrihej dakordim për armëpushim.

Ushtria izraelite paralajmëron se ky operacion i fundit – i koduar Breaking Dawn – mund të zgjasë për një javë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Sirenat paralajmëruese të raketave në hyrje vazhduan të bien në qytetet izraelite të shtunën, mes raporteve të tjera për sulme ajrore në Gaza që Izraeli thotë se kanë në shënjestër militantët e kësaj lëvizje.

Zyrtarët palestinezë shëndetësorë konfirmuan se një burrë u vra pranë Khan Younis në jug të rripit.

Por deri më tani Hamasi, grupi më i madh militant në zonë – i cili ka ideologji të ngjashme me Xhihadin Islamik dhe shpesh koordinon veprimet e tij me të – nuk duket se po gjuan nga arsenali i tij i madh i raketave.

Si rezultat, nuk ka raporte për sulme ajrore izraelite në shënjestër të Hamasit.

Hamasi lëshoi ​​deklarata të forta të premten mbrëma duke thënë se “grupet e rezistencës” ishin të bashkuara.