Tensionet Izrael – Iran, mbyllet ambasada izraelite në Gjermani - Gazeta Express
string(60) "tensionet-izrael-iran-mbyllet-ambasada-izraelite-ne-gjermani"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 12:52

Tensionet Izrael – Iran, mbyllet ambasada izraelite në Gjermani

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 12:52

Ambasada e Izraelit në Berlin është mbyllur të premten për shkak të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme dhe do të mbetet e mbyllur deri në njoftimin e radhës, i tha agjencisë “Reuters” një punëtor i kësaj ambasade.

Para disa ditëve, Shtetet e Bashkuara njoftuan për zhvendosjen e një pjese të stafit të ambasadave të saj në Irak dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme, me gjasë në pritje të eskalimit të tensioneve.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Disa komandantë të lartë ushtarakë dhe gjashtë shkencëtarë bërthamorë të Iranit raportohet të jenë vrarë nga sulmet izraelite.

Është konfirmuar edhe goditja e një qendre bërthamore.

Raportohet se Izraeli e ka përgatitur me vite këtë operacion, madje duke arritur që të ndërtonte një bazë dronësh brenda territorit të Iranit.