Tensionet e larta Iran-Izrael, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë seancë urgjente të premten - Gazeta Express
string(96) "tensionet-e-lartairanizrael-keshilli-i-sigurimit-i-okb-se-do-te-mbaje-seance-urgjente-te-premten"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 22:48

Tensionet e larta Iran-Izrael, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë seancë urgjente të premten

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 22:48

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një tjetër takim urgjent mbi Iranin të premten në orën 10:00 (15:00 BST) në Nju Jork.

Takimi vjen me kërkesë të Iranit, të mbështetur nga Kina, Pakistani dhe Rusia.

Një pjesë e kërkesës së Iranit përfshin që Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, si dhe shefja e çështjeve politike të OKB-së, Rosemary DiCarlo, të japin një informim përsëri para këshillit.

Ky do të jetë takimi i dytë pas një takimi të parë urgjent të premten e kaluar, ka raportuar BBC, transmeto Gazeta Express.