Tensionet e fundit Kosovë -Serbi, temë e mundshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës - Gazeta Express
string(97) "tensionet-e-fundit-kosove-serbi-teme-e-mundshme-ne-asamblene-parlamentare-te-keshillit-te-evropes"

Tensionet e fundit Kosovë -Serbi, temë e mundshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Lajme

Gazeta Express

23/01/2023 6:58

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mund të diskutojë për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë në seancën dimërore, e cila do të mbahet nga e hëna deri më 27 janar, bëhet e ditur në faqen e APKiE-së.

“Ka pasur edhe kërkesë për një debat për aktualitetin me temën ‘Tensionet e fundit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit’”, thuhet në njoftimin që flet për agjendën e sesionit dimëror.

Lexo Edhe:

Por, tema kryesore është një debat urgjent mbi aspektet ligjore dhe të të drejtave të njeriut të agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës, me pjesëmarrjen e Oleksandra Matviichuk, Kryetare e Qendrës për Liritë Civile, laureate e Çmimit Nobel për Paqen 2022.

Kjo do të jetë ndër pikat kryesore të seancës plenare të dimrit.

Do të ketë edhe fjalime nga kryeministrja e Islandës, Katrin Jakobsdóttir, dhe Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Po ashtu edhe nga Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriç, do t’ua prezantojë komunikimin e saj anëtarëve të PACE. Kuvendi do të zgjedhë edhe kryetarin dhe nënkryetarët.

Lufta kundër dhunës ndaj grave do të jetë gjithashtu fokusi i sesionit, me një debat të parë mbi dhunën seksuale të lidhur me konfliktin dhe një debat të dytë të përbashkët mbi Konventën e Stambollit, mbi rolin dhe përgjegjësinë e burrave dhe djemve në ndalimin e dhunës me bazë gjinore kundër grave dhe vajzave, dhe në gjetjen e zgjidhjeve për robërinë martesore.

Tema të tjera në agjendë përfshijnë ndikimin mjedisor të konfliktit të armatosur, luftëtarët e huaj të Daesh-it dhe familjet e tyre që kthehen nga Siria dhe gjetkë, dhe sfidat etike, kulturore dhe arsimore të aplikacioneve për gjurmimin e kontakteve.