Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrja e policisë - Gazeta Express
string(69) "tensione-ne-ndeshjen-rilindja-1974-trepca-u-desh-nderhyrja-e-policise"

Futboll

Gazeta Express

06/04/2026 17:51

Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrja e policisë

Futboll

Gazeta Express

06/04/2026 17:51

Ndeshja Rilindja 1974 – Trepça, përveçse prodhoi gola, prodhoi edhe tensione pas ndeshjes.

Këtë të hënë, Rilindja i bëri konak Trepçës, për ndeshjen e xhiros së 27-të në Ligën e Parë të Kosovës.

Skuadra vendase fitoi 2-1, me golat e shënuar nga Elton Idrizaj dhe Leonot Bajrami.

Por, pas ndeshjes pati një përplasje mes dy skuadrave.

Një përplasje e tillë, madje detyroi që të ndërhyjë edhe Policia e Kosovës.

Arsyeja për zënkën nuk dihet, por ajo çka dihet është se gjithçka u mbyll pa telashe të mëdha, me policinë që e qetësoi situatën.

Me këtë fitore, Rilindja shkon në kuotën e 24 pikëve, në vendin e 16-të në tabelë.

Ndërkohë, skuadra mitrovicase mbetet e dhjeta me 31 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement