Si asnjëherë më parë, mbrëmë është festuar dita e flamurit, 28 nëntori në Maqedoni të Veriut.
Sheshet e të gjitha qyteteve me shumicë shqiptare u stërmbushën nga qytetarë që në forma të ndryshme festonin dhe kremtonin festën kombëtare.
Por kjo ditë u shënua edhe me incidente, pas çka u arrestuan 8 shqiptarë për djegien e flamurit maqedonas!
Gjithashtu një grup maqedonas i vuri flakën flamurit shqiptar, por të njëjtit ende nuk janë arrestuar dhe as nuk dihen se kush janë.
Ndërkaq Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Pance Toshkovski tha se personat të cilët morën pjesë në incidentet e djeshme kur me rastin e festimit të Ditës së flamurit shqiptar u përdhos flamuri maqedonas. Toshkovski tha se katër prej tyre dyshohen në pajtim me nenin 319 të Kodit penal për të cilën vepër penale është caktuar dënim me burg prej minimum një viti.
Toshkovski theksoi se të gjithë janë persona të rinj, ndërsa njëri është i mitur. Njëri prej tyre është kapur se si e djeg flamurin maqedonas, ndërsa një tjetër e heq flamurin. Katër personat e tjerë janë arrestuar sepse kanë marrë pjesë në përleshje.
Reagime të shumta nga qytetarët shqiptarë që jetojnë në Maqedoni ka pasur në lidhje me drejtësinë selektive që po ndodhë.
Kujtojmë se tensionet ndëretnike kanë filluar të shpeshtohen që nga ardhja e VMRO-DPMNE-së në pushtet, parti kjo që njihet në opinion si subjekt politik nacionalist!
Prokuroria themelore publike Shkup inicoi procedurë kundër tre personave të rritur për veprën penale – Shkaktim i urrejtjes, përçarje apo mosdurim në baza nacionale, racore, fetare dhe baza të tjera diskriminuese nga neni 319 paragrafi 1 i Kodit penal, përderisa kundër një personi tjetër të mjitur do të zhvillohet procedurë e rregullt sipas Ligjit për drejtësi për fëmijët, informojnë nga Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriu.
Sipas informatave, personat që larguan dhe i dhanë flakë flamurit maqedonas, rrezikojnë së paku 1 vjet burg!/BesianLeka/GazetaExpress/