Tenistja nga Rusia, Natela Dzalamidze, ka ndryshuar shtetësinë për të shmangur ndalimin e Wimbledon të vendosur për të gjithë rusët pas fillimit të agresionit mbi Ukrainën.
Kërkesa e tenistes ruse për të marrë shtetësinë e Gjeorgjisë është miratuar nga zyrtarët e tenisit, gjë që do t’i japë asaj të drejtë të luajë në Wimbledon javën e ardhshme, transmeton Gazeta Express.
Natela Dzalamidze renditet e 43-ta në botë. Ajo garon në çift. Në Wimbledonin që fillon më 27 qershor, ajo për partnere do të ketë tenisten nga Serbia, Aleksandra Krunic, ka raportuar “CNN”.
29-vjeçarja tashmë zyrtarisht figuron si teniste nga Gjeorgjia në faqen zyrtare të WTA-s. /Gazeta Express/