Tenisti i famshëm serb, Novak Gjokoviq, është detyruar të largohet nga Serbia për shkak të problemeve që i kanë dalë me shtetin si rezultat i përkrahjes së protestave studentore, shkruan Express.
Gjokoviq do të zhvendoset për të jetuar në kryeqendrën e Greqisë, Athinë.
Gjokoviq siç raportojnë mediat greke, është pritur në takim nga Ministri i Migracionit dhe Azilit, Thanos Plevris.
Ministri grek ka thënë se është një nder që Gjokoviq ka zgjedhur Greqinë për të jetuar bashkë me familjen e tij.
“Është një nder për ne që ai dëshiron të qëndrojë me familjen e tij në vendin tonë.”, ka thënë Plevris.