Tenisti që u infektua në turneun e Djokovicit merr lajmin e mirë, do të luajë në US Open - Gazeta Express

Tenisti që u infektua në turneun e Djokovicit merr lajmin e mirë, do të luajë në US Open

Sport

Gazeta Express

15/07/2020 12:50

Tenisti bullgar Grigor Dimitrov është shëruar nga koronavirus. Lajmin e konfirmoi vetë tenisti në një postim në rrjetet sociale. Ish-numri 3 në botë u infektua me Covid-19 gjatë turneut të “Adria Summer Tour” bashkë me 3 kolegë të tjera (Djokovic, Coric e Troicki).

Dimitrov ishte tenisti i parë që u infektua, duke bërë që ky turne të kritikohet shumë për masat e ulta të sigurisë që u morën, sidomos për distancimin social. Pas një muaji turnetë e tenisit do të rinisin në Amerikë, aty ku do të zhvillohet edhe grand slam i US Open, ku bullgari synon të luajë.

Sapo mora një lajm të shkëlqyer nga Monako, jam shëruar nga Covid-19. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen gjatë kohës që isha në karantinë. Mezi pres të rikthehem në fushë për t’u stërvitur dhe për të qenë gati për turnetë amerikanë”, tha Dimitrov. /Telesport/