Tenderi me rroba elegante të policisë, Jeton Menxhiqi dënohet me një vit burgim dhe ndalim trevjeçar të ushtrimit të funksionit - Gazeta Express
string(126) "tenderi-me-rroba-elegante-te-policise-jeton-menxhiqi-denohet-me-nje-vit-burgim-dhe-ndalim-trevjecar-te-ushtrimit-te-funksionit"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 12:12

Tenderi me rroba elegante të policisë, Jeton Menxhiqi dënohet me një vit burgim dhe ndalim trevjeçar të ushtrimit të funksionit

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 12:12

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me një vit burgim Jeton Menxhiqin, i akuzuar lidhur me tenderin për rroba elegante të Policisë.

Gjykatësja e rastit, Alltëne Murseli, tha se Menxhiqi do të përballet gjithashtu me ndalim të ushtrimit të funksionit në administratën publike për tre vjet.

Gjykata bëri të ditur se palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga marrja e aktgjykimit në formë të shkruar.

Ndryshe, në seancën e mbajtur më 27 shkurt 2025, i akuzuari Menxhiqi është deklaruar për herë të tretë i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pas kthimit të çështjes në rigjykim nga Gjykata e Apelit për herë të dytë.

Më 21 qershor 2021, Menxhiqi u dënua për herë të parë me një vit e gjashtë muaj burgim efektiv. Në shkurt 2022, rasti i tij u kthye në rigjykim. Më pas, në janar 2024, Menxhiqi u dënua me dy vite burgim me kusht. Por, çështja është kthyer sërish në rigjykim nga Apeli.

“Betimi për Drejtësi” në shkurt 2019 kishte publikuar hulumtimin me titullin “Korrupsioni në prokurimin e Policisë”. Një muaj e gjysmë pas transmetimit të emisionit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj Menxhiqit.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se më 8 gusht 2017, në ndërtesën e Policisë së Kosovës në Prishtinë, i pandehuri Jeton Menxhiqi, në cilësinë e personit zyrtar, si anëtar i komisionit në tenderin “Furnizim me rroba elegante”, në numër të prokurimit 214/17/048/111, i cili përfaqësonte Drejtorinë e Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka shfrytëzuar detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër.

Më 30 mars 2021, në seancën e shqyrtimit fillestar, Menxhiqi ishte deklaruar i pafajshëm.