Manchester United po vuan nga mungesat e mëdha për shkak të lëndimeve këtë fillim sezon.
Ndër lojtarët që nuk mund të llogarisë trajneri Erik ten Hag janë edhe Lukë Shaw e Rasmus Hojlund, shkruan Gazeta Express.
E pikërisht për këta dy të fundit ka folur gjatë ditës së sotme trajneri i “Djajve të Kuq”.
Ai ka thënë se lojtarët janë duku u rikuperuar në mënyrë perfektë por nuk do të jenë gati për ndeshjen e fundjavës ndaj Southamptonit.
“Rasmus Højlund dhe Luke Shaw po përparojnë shumë mirë, por nuk do të jenë të disponueshëm për t’u përballur me Southampton të shtunën”, tha holandezi.
🚨⛔️ Erik ten Hag: “Rasmus Højlund and Luke Shaw are progressing very well but won't be available to face Southampton on Saturday”. pic.twitter.com/KU5U3CQmT7
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 12, 2024
Përveç këtyre dy lojtarëve, United nuk mund të llogarisë në Leno Yoron, Lindelofin, Malacian dhe Mountin për arsye lëndimesh./Gazeta Express