Temperaturat shkojnë deri në 32 gradë, moti sot në Kosovë - Gazeta Express
string(56) "temperaturat-shkojne-deri-ne-32-grade-moti-sot-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 7:00

Temperaturat shkojnë deri në 32 gradë, moti sot në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 7:00

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Në mëngjes herët mund të ketë stuhi lokale, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara, me shumë diell dhe zhvillime të rrebeshe të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Nuk priten reshje në tërë territorin.

Temperatura maksimale deri në 32 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Rrebeshe kalimtare priten në veri të Shqipërisë dhe pak në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut. Më së nxehti do të jetë në pjesët qendrore të Maqedonisë Veriore.

Temperaturat do të shënojnë ulje në të gjitha viset.

Nga e hëna pasdite na pret mot i paqëndrueshëm dhe me reshje të herëpashershme lokale. Në disa zona priten stuhi lokale me vetëtima dhe bubullimë sidomos në pjesë të Kosovës, Mal të Zi dhe pjesën veriore e qendrore të Shqipërisë. Shumë pak reshje në Maqedoninë Veriore dhe juglindje të Shqipërisë.

Të Martën dukshëm më freskët dhe me reshje lokale./MeteoBallkan