Temperaturat e larta, KPK shtyn datën e mbajtjes së Testit Kualifikues për prokurorë të rinj - Gazeta Express
string(91) "temperaturat-e-larta-kpk-shtyn-daten-e-mbajtjes-se-testit-kualifikues-per-prokurore-te-rinj"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 13:58

Temperaturat e larta, KPK shtyn datën e mbajtjes së Testit Kualifikues për prokurorë të rinj

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 13:58

Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes Komisionit për Rekrutim, ka njoftuar të premtën se Testi Kualifikues për prokurorë të rinj, i paraparë të mbahej më 26 korrik 2025, është shtyrë për 30 gusht.

Sipas njoftimit, vendimi për shtyrjen e testit është marrë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve, në përputhje me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë nr. 102/VII/2025 të datës 22 korrik 2025, që përcakton masa mbrojtëse për ekspozim në temperatura të larta.

“Testi Kualifikues do të mbahet më 30 gusht 2025, ndërsa vendi dhe koha e mbajtjes mbeten të njëjta”, tha KPK-ja.

Këshilli Prokurorial i Kosovës i siguroi kandidatët se do të vazhdojë të veprojë në përputhje me parimet e transparencës dhe përgjegjësisë institucionale.