Temperatura ekstreme, mos i lini kurrë këto gjëra në makinë - Gazeta Express
string(58) "temperatura-ekstreme-mos-i-lini-kurre-keto-gjera-ne-makine"

Shneta tjera

Gazeta Express

18/07/2023 19:34

Temperatura ekstreme, mos i lini kurrë këto gjëra në makinë

Shneta tjera

Gazeta Express

18/07/2023 19:34

Dhe për më tepër, është edhe një objekt i përditshëm që as nuk e mendojmë mund të shkaktojë një problem të madh në makinën tonë

Sidomos këto ditë kur vala e të nxehtit po rreket të “djegë” vendin tonë, është shumë e rëndësishme të kujdesemi jo vetëm për veten, por edhe për makinën tonë. Në veçanti, po i referohemi syzeve të diellit, të cilat – të kombinuara me diellin dhe temperaturat e larta – mund të shkaktojnë aksidente të paparashikuara, të cilat mendja e njeriut as që i ka imagjinuar.

Dhe nëse nuk na besoni, shikoni vetë imazhin e mëposhtëm

Sipas British Sun, kjo foto është publikuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Nottinghamshire dhe tregon se çfarë mund të ndodhë nëse i lëmë syzet e diellit në makinë për një kohë të gjatë, ndërsa jashtë është nxehtë.

Fotoja në fjalë, e cila tregon një makinë të djegur në Britani me një… vrimë në xham, po bën xhiron e internetit për të tërhequr vëmendjen se cilat gjëra nuk duhen lënë kurrë në makina në ditët e nxehta.

Brigada e Zjarrfikësve të Nottinghamshire postoi foton në Twitter duke shkruar: “Dielli duket i fortë, ndaj kini kujdes pasi mund të shkaktojë zjarr. Zjarri u shkaktua nga syzet e diellit të mbetura në makinë. Mbajini objektet që shkaktojnë reflektim larg nga rrezet e diellit.”

Shumë njerëz u habitën kur panë dëmtimin e një sendi kaq të zakonshëm, të përditshëm dhe shumë prej tyre, me një koment: “Nuk e dija! Faleminderit”.

Megjithatë nuk janë vetëm syzet që nuk duhet mbajtur në këto ditë të nxehta nëse makina është e ekspozuar qoftë dhe disa minuta në diell.

Ju duhet të shmangni lënien e lëndëve djegëse, përfshirë naftë a benzinë, por edhe lëngje të tjera si antidjersë apo parfume.

Shmangni shkrepëse dhe çakmakë në makinë, por edhe sende të tjera plastike që mund të digjen nën ekspozimin e diellit.