Temperatura deri në -11 gradë në qarkun e Korçës, si paraqitet gjendja e rrugëve - Gazeta Express
string(78) "temperatura-deri-ne-11-grade-ne-qarkun-e-korces-si-paraqitet-gjendja-e-rrugeve"

Shqiperi

Gazeta Express

17/01/2021 9:15

Temperatura deri në -11 gradë në qarkun e Korçës, si paraqitet gjendja e rrugëve

Shqiperi

Gazeta Express

17/01/2021 9:15

Në qarkun e Korçës termometri ka shkuar deri në -11 gradë celsius. Mësohet se gjendja e rrugëve nacionale në këtë qark nuk paraqet probleme, ndërsa akset janë të hapura dhe të kriposura.

Kalueshmëria e mjeteve është normale me përjashtim te Aksit Korçë-Boboshticë-Dardhe kalueshmëria e mjeteve të vogla, nga km 9 deri në km 13, rekomandohet me zinxhir, në orët e para të mëngjesit.
Bashkia e Korçës po punon për hapjen e rrugës Shtyllë-Panarit.

Lexo Edhe:

Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet që të ketë pasur probleme me energjinë elektrike.