Televotim me dy faza, në nominim shkojnë tetë banorë - Gazeta Express
string(51) "televotim-me-dy-faza-ne-nominim-shkojne-tete-banore"

Rozë

Gazeta Express

14/04/2024 14:57

Televotim me dy faza, në nominim shkojnë tetë banorë

Rozë

Gazeta Express

14/04/2024 14:57

Në televotim kanë shkuar 8 banorë pas nominimeve në dhomën e rrëfimit, me Liamin, Eglën, Françeskën, Erjolë, Meritonin, Jetmirin, Romeon dhe Lidin që shkojnë në televotim, teksa banorët nominuan kështu:

EGLA: Rozën dhe Meritonin – Nuk më shqiten nga brinjët;

Lexo Edhe:

JULI: Françeska – Besoj se e ka mbyllur ciklin; Liami – Nuk e shoh llogjik në të gjitha situatat;

ERJOLA: Liami – Dua ta shoh në nominim; Françeska – E ka mbyllur ciklin e lojës;

FRANÇESKA: Lidin – Ka pasur një sjellje të keqe me mua; Erjolën – E ka mbaruar ciklin;

ROMEO: Liami dhe Jetmiri – Për çdo gjë që ndodhi nga e marta e në vazhdim;

HEIDI: Liami dhe Jetmiri – Bënë një lojë të shëmtuar me provokime;

JETMIRI: Romeo dhe Egla – E vetëshpallën veten finalistë dhe pas skenës teatrale që bënë;

MERITONI: Erjola – Dua të shoh një lojë tjetër të saj; Lidi – Është banor i ri dhe s’munem të përshtatem;

LIDI: Jetmiri – Gjatë gjithë ditës sillet si politikan; Meritoni – Nuk kam arritur të gjej një urë komunikimi;

ROZA: Egla – Kuptohet qartë; Lidin – U çua në këmbë dhe tha që ne i kemi bërë bllok;

GRACIANO: Lidi – E shoh që s’është gjëkundi; Romeo – S’kam asnjëlloj kontakti;

LIAMI: Lidin dhe Heidin – Nuk kam një raport të mirë me ta dhe për përllogaritje matematikore.

Ky nominim do të ndahet në dy faza. Të martën do të ngelë dyshja me më pak vota dhe të shtunën do të largohet një nga dy banorët më pak të votuar. Votat e marra deri të martën do t’u bashkohen atyre që do të merren deri të shtunën. /TCH/