Televizioni shtetëror turk godet Edi Ramën që shkoi në Izrael për të marrë medaljen nga Presidenti Herzog - Gazeta Express
string(105) "televizioni-shteteror-turk-godet-edi-ramen-qe-shkoi-ne-izrael-per-te-marre-medaljen-nga-presidenti-herzog"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2025 10:51

Televizioni shtetëror turk godet Edi Ramën që shkoi në Izrael për të marrë medaljen nga Presidenti Herzog

Lajme

Gazeta Express

08/04/2025 10:51

TRT Balkan Albania, që shërben si filial i televizionit shtetëror turk në Shqipëri, e ka goditur kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili të hënën u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit nga presidenti izraelit, Isaac Herzog.

“Edi Rama merr çmim nderi në Izrael! “Po e marr në emër të të gjithë shqiptarëve”, tha kryeministri i Shqipërisë”, shkruan TRT.

“Kjo deklaratë e kryeministrit ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale, me disa që e përshkruan si skandal më vete, e të tjerë që nisën fushatën virtuale “Jo në emrin tim”!”, shton mediumi shtetëror i Turqisë.

Në një video të publikuar në Facebook, thuhet se “vizita e kreut të qeverisë shqiptare erdhi në kohë kur Izraeli pamëshirshëm vret dhe masakron civilë palestinezë në Gaza”.

Ndërsa tregon se Rama paralajmërii ndërtimin e dy qendrave kulturore hebreje në Shqipëri, gazetarja e cila flet në video, thotë, ndër tjerash: “Në emër të shqiptarëve, apo jo në emrin tim?”.