Televizioni iranian: Avioni amerikan u rrëzua - Gazeta Express
string(44) "televizioni-iranian-avioni-amerikan-u-rrezua"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2026 7:41

Televizioni iranian: Avioni amerikan u rrëzua

Lajme

Gazeta Express

29/05/2026 7:41

Televizioni shtetëror iranian raportoi një shpërthim një orë më parë në qytetin Jam, në provincën Bushehr në bregdetin e Gjirit Persik.

Thuhet se zhurma e shpërthimit ka qenë rezultat i sistemeve të mbrojtjes ajrore që kanë synuar avionë armik.

Kryebashkiaku i Jam, Massoud Tengistani, i tha televizionit shtetëror: “Forcat e armatosura qëlluan një aeroplan në qiell mbi Jam.”

Tengistani tha se situata në qytet ishte aktualisht e qetë.

Agjencia e lajmeve Fars, duke cituar burime në rajon, raportoi se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin goditur një aeroplan mbi Gjirin Persik dhe se ai kishte rënë në Gjirin Persik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement