Telefoni më i shitur në botë - Gazeta Express

Telefoni më i shitur në botë

Instant

Gazeta Express

09/06/2020 8:43

Hyri në treg në vitin 2003 dhe brenda pesë vitesh, Nokia 1100 u shit në 250 milionë copë, duke u bërë kështu jo vetëm telefoni më i shitur, por pajisja elektronike më e shitur në botë.

Në fakt, telefoni i një miliardtë i Nokias që u shit ishte një 1100 i blerë në Nigeri në vitin 2005! Kishte të integruar një dritë (flashlight), zile monofonike, mbulesa të ndryshme, taste te buta, ku s’mund të depërtonte pluhuri; kapacitet prej 50 mesazhesh, 50 vende për kontakte,  400 orë kohë deri në mbushjen e radhës, ndoshta më e rëndësishmja, ajo kishte Gjarprin (Snake), domethënë Snake II dhe Space Impact.

Ndonëse Nokiat 1100 u ndërprenë motit, në vitin 2009 nisën të shfaqeshin në shitje për sasi marramendësi parash – deri në 32 000 dollarë për copë! E shpjeguar thjeshtë dhe me pak fjalë, pikërisht këta lloj celularësh (me sa duket), përdoren nga hackers për të vjedhur llogari bankare të klientëve të ndryshëm, shkruan albinfo.ch.