Telefoni inteligjent Coca-Cola shumë shpejt në treg - Gazeta Express
string(51) "telefoni-inteligjent-coca-cola-shume-shpejt-ne-treg"

AutoTech

Gazeta Express

27/01/2023 21:42

Telefoni inteligjent Coca-Cola shumë shpejt në treg

AutoTech

Gazeta Express

27/01/2023 21:42

Një telefon i markës Coca-Cola pritet të jetë shumë shpejt në treg, shkruan “Times Now”.

Është një pajisje që mund të përfshihet në listën e “telefonave të çuditshëm nga marka të papritura”, sepse Coca-Cola po përgatitet të zbatojë një partneritet të ri me një prodhues, apo markë ekzistuese. Ende nuk dihet kush është ajo.

Lexo Edhe:

Telefoni është me ngjyrë të kuqe dhe përmban logon e kompanisë në panelin e pasmë, si dhe dy kamera dhe një blic LED.

Thuhet se ky model së shpejti do të shfaqet në Indi, ndërkohë që aktualisht nuk ka informacione për disponueshmëri të mundshme në tregjet e tjera.