string(82) "telefonata-trump-putin-martin-vulaj-ben-thirrje-nga-shba-ukraina-iku-kosove-zgjohu"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2025 22:26

Telefonata Trump-Putin, Martin Vulaj bën thirrje nga SHBA: Ukraina iku, Kosovë zgjohu

Lajme

Gazeta Express

12/02/2025 22:26

Martin Vulaj, drejtori i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, i ka kërkuar Kosovës të zgjohet shpejt.

Komenti i tij vjen duke iu referuar bisedës telefonike që pati sot presidenti Donald Trump me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për të cilën Trump tha se ka rënë dakord me Putinin për fillim të negociatave për luftën në Ukrainë.

Lexo Edhe:

“Ukraina iku. Zgjohu shpejtë Kosovë”, shkruan Vulaj në profilin e tij në Facebook.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka zhvilluar një telefonatë “të gjatë dhe shumë produktive” me homologun e tij rus, Vladimir Putin, dhe se ata kanë rënë dakord që ekipet e tyre të “fillojnë menjëherë negociatat” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Diskutuam për Ukrainën, Lindjen e Mesme, energjinë, inteligjencën artificiale, fuqinë e dollarit dhe tema të ndryshme të tjera”, tha Trump në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social.