Telefonat, më të rrezikshmit në përhapjen e koronavirusit - Gazeta Express
string(56) "telefonat-me-te-rrezikshmit-ne-perhapjen-e-koronavirusit"

Gazeta Express

16/03/2020 21:33

Telefonat, më të rrezikshmit në përhapjen e koronavirusit

Gazeta Express

16/03/2020 21:33

Koronavirusi po vazhdon që të përhapet në botën mbarë dhe tanimë qytetarët ngado janë këshilluar që me qëllim të shmangies së prekjes nga COVID-19, t’i lajnë sa më shpesh duart, të mbulojnë fytyrën tek kolliten dhe të shtojnë kujdesin për higjienën.

Mirëpo, kudo ka munguar një paralajmërim shumë i rëndësishëm që lidhet me telefonat.

Lexo Edhe:

Sipas një analize të botuar në revistën shkencore “Journal of Hospital Infection”, koronaviruset dhe mikrobet e tjera mund të jetojnë në sipërfaqe të ndryshme, si qelqi, metali ose plastika deri në nëntë ditë. Dhe telefonat dihet se kanë më shumë baktere se vendet e tualetit.

Kjo do të thotë se pa marrë parasysh sa shumë larja e duarve dhe sanitizimi ju bëni, nëse ktheheni menjëherë dhe merrni një telefon të papastër në duar, atëherë i ekspozoheni potencialisht mikrobeve të njëjta që sapo i larguat.

Në fakt, drejtori i shërbimeve mjekësore të Ministrisë së Shëndetësisë në Singapor, Kenneth Mak, u ka thënë gazetarëve në një konferencë për shtyp se pastrimi i telefonave celularë është masë më e rëndësishme parandaluese sesa vënia e një maske për fytyrën.

Ju nuk dëshironi të dëmtoni aksidentalisht pajisjen tuaj të shtrenjtë celulare ndërsa përpiqeni ta pastroni atë dhe shumë produkte të zakonshme pastrimi mund ta bëjnë këtë vetëm. Por, ekziston një mënyrë e duhur për të pastruar dhe dezinfektuar telefonin tuaj. Së pari, pastroni ekranin dhe sipërfaqen, e për këtë gjë, ju duhet një leckë e mikrofibrit, ujë dhe sapun.