Telefonat e palosshëm të Samsung pritet të lansohen më 10 gusht - Gazeta Express
string(63) "telefonat-e-palosshem-te-samsung-pritet-te-lansohen-me-10-gusht"

Telefonat e palosshëm të Samsung pritet të lansohen më 10 gusht

AutoTech

Gazeta Express

20/07/2022 1:16

Thuhet se Samsung do ta mbajë ngjarjen madhore të radhës “Unpacked” me 10 gusht – sipas një fotografie promocionale që rrodhi nga Evan Blass.

Fotografia tregon datën së bashku me atë që shihet si një fotografi e mjegulluar e Samsung Galaxy Z Flip 4 të palosshëm të pa publikuar, për të cilën pajisje rrodhën informacione gjatë fillimit të muajit nga vet Blass dhe nga 91Mobiles.

Lexo Edhe:

The Verge raporton se Galaxy Z Flip 4 i palosshëm pritet të jetë një nga shumë pajisjet që do të lansohen gjatë ngjarjes në fjalë.

Githashtu thuhet se ndër to është edhe pajisja e re Galaxy Fold e cila u quajt Galaxy Fold 4, pamjet e së cilës rrodhën gjatë muajit maj.

Midis Galaxy Fold 4 dhe Galaxy Flip 4, nuk shihet se linja e palosshme e Samsung do të ketë ndonjë ndryshim të madh në dizajn këtë vit.

Së bashku me telefonat e ri, raportet sugjerojnë se mund ta shohim edhe një gjeneratë të re të orëve të mençura, e cila përfshinë Galaxy Watch 5 dhe Galaxy Watch 5 Pro.

Pamjet e këtyre orëve të mençura kishin rrjedhur më herët gjatë këtij muaji, duke konfirmuar se këtë herë asnjëra nuk do të përfshijë një “rrotullues fizik”, duke eliminuar kështu një veçori të preferuar nga fansat në orët e kaluara të mençura të Galaxy Watch.

Data e 10 gushtit për ngjarjen e ardhshme të lansimit të pajisjeve nga Samsung rrodhi më parë edhe nga Jon Prosser, i cili tha se pajisjet mund të dalin në shitje me 26 gusht.