Teleferiku nuk funksionon në Brezovicë, pamundëson fillimin e sezonit të skijimit - Gazeta Express
string(80) "teleferiku-nuk-funksionon-ne-brezovice-pamundeson-fillimin-e-sezonit-te-skijimit"

Sport

Gazeta Express

15/01/2022 13:52

Teleferiku nuk funksionon në Brezovicë, pamundëson fillimin e sezonit të skijimit

Sport

Gazeta Express

15/01/2022 13:52

Ndonëse është paralajmëruar fillimi i sezonit të skijimit në qendrën e skijimit në Brezovicë, ajo ende nuk është lëshur për skijatore.

Qindra skijatorë nga Kosova dhe gjithë rajoni kanë ardhur në Brezovicë pas lajmërimit zyrtar që e kishte bërë faqja e Brezovica.info, se ditën e shtunë fillon sezoni.

Lexo Edhe:

Megjithëkëtë ende nuk ka një sqarim se pse teleferikët nuk janë në funksion.

Menaxhimi i qendrës së skijimit është bërë nga serbët lokal të kësaj pjese të cilët nuk ju kanë përgjigjur institutcioneve të Kosovës.

Nga viti 2021 kanë filluar investimet në rregullimin e rrugës dhe parkingjeve nga Ministria e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, që tashmë është nën menaxhimin e institutcioneve të Kosovës.

Sipas burimeve të serbëve lokal të kësaj pjese që u prononcuan në kushte anonime, për shkak të kësaj situate të krijuar,  këtu po sabotohet fillimi i sezonit për arsye politike.

Ndërkaq shumë turistë mbeten të zhgënjyer me vonesat, ndonëse kushtet atmosferike janë ideale për skijim. /Gazeta Express/