Teleferiku në Brezovicë ende jashtë funksionit, turistët të zhgënjyer - Gazeta Express

Teleferiku në Brezovicë ende jashtë funksionit, turistët të zhgënjyer

Lajme

Gazeta Express

14/01/2022 21:44

Teleferiku në Brezovicë ende jashtë funksionit. Turistët shprehen të zhgënjyer, bizneset thonë se kanë humbje të mëdha, AKP thotë se po punojnë në zgjidhjen e problemit

Gazetar: Çlirimtar Morina

Lexo Edhe:

Mori rrugë nga Gjakova për të shfrytëzuar qendrën e skijimit në Brezovicë. Por mundi i bërë duke i bartur skijat i shkoi huq.

Kjo pasi ende nuk është hapur sezoni i skijimit, si pasojë e mosfunksionimit të teleferikut.

Dëshprimin e njejtë e ka edhe një mërgimtar i cili pas tre vitesh erdhi nga Gjermania për ta vizituar Brezovicën.

Mosfunksionimi i teleferikut po u kushton edhe atyre që varen nga kjo punë.

Sipas tyre sot disa puntorë të autorizuar kanë bërë pastrimin e teleferikut, por që ende nuk dihet edhe sa do të jetë jashtë funksionit.

Këto ulëse të teleferikut, turistët mund t’i shfrytzojnë vetëm për të pushuar, por jo edhe për t’u ngjitur në majën e qendrës se skijimit.

Humbje të konsiderueshme nga kjo situatë e krijuar nga teleferiku kanë pësuar edhe bizneset që gjenden në Brezovicë.

E nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që menaxhon që nga ky vit qendrën turistike Brezovica në një përgjigje me shkrim për televizionin kanë thënë se janë bërë përgatitjet e nevojshme që të fillohet me shërbime të rregullta teleferikut, por pa treguar datën se kur do të vihet në funksion.

VIDEO