Telashet në Veri, Hovenier shkon në Qeveri për takim me Kurtin
Lajme
Gazeta Express
01/06/2023 16:13
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i ka shkuar në takim kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Takimi ka filluar rreth orës 15:00 dhe vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, raporton KosovaPress.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtuar vendimin e institucioneve kosovare që kryetarët e komunave veriore të ushtrojnë mandatin në zyrat e objekteve komunale.
Kryetarët e VV-së në komunat e veriut, nuk i shkuan në takim para disa ditësh ambasadorit Hovenier.
Si pasojë e zhvillimeve SHBA ka sanksionuar Kosovën, si hap i parë është përjashtimi nga “Defender Europe 2023”.